Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka rritur nivelin e rrezikut në zonë. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve. Nga ana tjetër, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe flakët janë përhapur duke arritur pranë banesave.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.