Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat pranë Radostinit dhe po përparon me shpejtësi në drejtim të zonës së liqenit të Levanit.

Flakët janë afruar rrezikshëm pranë disa bizneseve dhe banesave, duke krijuar një situatë shqetësuese për objektet dhe personat që ndodhen në zonë.

Dy lokale janë veçanërisht të rrezikuara, pasi zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre.

Për të shmangur rrezikun, pronarët e bizneseve kanë nisur evakuimin e stafit dhe klientëve, ndërsa po largojnë edhe automjetet dhe pajisjet nga ambientet.

Sipas pronarëve të lokaleve, ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme për shkak të terrenit të vështirë dhe përparimit të shpejtë të flakëve.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa rreziku për përhapjen e zjarrit drejt objekteve në zonën e liqenit të Levanit mbetet i lartë.