Një zjarr përfshiu mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit, ngjitur me superstradën.
Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin e superstradës Lezhë – Laç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit e Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
