Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme zonat pranë fshatit Gojan në Pukë. Për shkak të rrezikut, pritet evakuimi i tre familjeve, njëra prej të cilave ndodhet në rrezik serioz pasi flakët i janë afruar shumë banesës, ndërsa është djegur edhe mulliri i fshatit. 

2 helikopterë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 automjet zjarrfikës po mbështesin operacionin. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. Edhe masivi pyjor mbi qytetin e Milotit po digjet nga flakët që po përhapen shpejt nga bimësia e dendur, ndërsa janë në rrezik edhe banesat.