Alarm në Korçë, ku policia ka rrethuar zonën e lagjes 18 pas dyshimeve për praninë e një lënde plasëse në një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është marrë në kontroll nga efektivët e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme.
Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi natyrën e objektit të dyshimtë, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë edhe për një pajisje GPS të vendosur në automjet.
Zona është mbajtur nën masa sigurie, ndërsa pritet zbardhja e plotë e situatës nga grupet hetimore.
