Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.
Zjarri është përhapur pranë zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.
Kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 m larg.



