Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, edhe në Durrës ka mbërritur një e-mail mëngjesin e sotëm ku paralajmërohen “të pafetë se do të bëhen copash nga një bombë” që do të shpërthente sipas tyre brenda dy orësh. E-maili në emër të shtetit islamik është shpërndarë në Bashkinë Durrës dhe në Gjykatë.

“Përshëndetje. Kjo është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafat do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim.”- thuhej në email.