Sot në Tiranë është dhënë një alarm për bombë në rrugën “Ukraina e Lirë”.
Policia është në vendngjarje dhe po kryen verifikime për të shqyrtuar situatën.
Njësia antieksploziv gjithashtu është e pranishme për të siguruar zonën dhe për të zbuluar çdo kërcënim potencial.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për të sqaruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Më shumë detaje do të publikohen në vazhdim.