Pas alarmit për përhapjen e murtajës së ruminantëve të vegjël në disa zona të vendit, në qarkun e Lezhës janë shtuar kontrollet veterinare.
Autoritetet po monitorojnë lëvizjen dhe tregtimin e kafshëve në segmentin.
Autoritetet u bëjnë apel fermerëve të tregohen vigjilentë, të shmangin lëvizjet e bagëtive.
Ndërsa qytetarëve t’u tregohen të kujdesshëm gjatë blerjeve, veçanërisht në tregun e Milotit, ku ka qarkullim të shtuar të bagëtive.
Aktualisht në Lezhë nuk ka vatra të murtajës së ruminantëve të vegjël. Ndërkohë veterinerët iu kërkojnë fermerëve të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.
