Zjarret në fshatrat e Gramshit duket se kanë dalë nga kontrolli dhe autopritetet kanë urdhëruar banorët të largohen nga banesat e tyre, pasi ka rrezik.
Konkretisht, është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.