Një zjarr është regjistruar pranë godinës së Drejtorisë Arsimore në Fier, duke shkaktuar alarm për disa minuta.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, flakët janë vënë shpejt nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre dhe çdo rrezik për godinën.

Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore, zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të objektit dhe nuk ka prekur ambientet e institucionit.

Forcat zjarrfikëse arritën të neutralizonin flakët në një kohë të shkurtër, duke mos lejuar depërtimin e tyre në godinë.

Nga ngjarja nuk raportohen dëme në ndërtesën e Drejtorisë Arsimore, ndërsa situata është rikthyer në normalitet. Autoritetet po kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.