Policia e Durrësit është njoftuar nga kalimtarë të rastit se kanë konstatuar një sasi eksplozivi.

Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve dyshohet për një sasi lënde plasëse.

Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.