Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua sot alarmi i ngritur për disa gra misterioze në fshatra të Tiranës që qëndrojnë dhe tentojnë tu afrohen fëmijëve, me pretendimin se kanë për qëllim t’i fusin në një makinë që qëndron pranë tyre.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një qytetare i ka dërguar një mesazh moderatores Sidorela Gjoni, ku i tregonte një tjetër rast shqetësues të ndodhur në qyteti ne Shkodrës. Sipas saj, një grua e moshuar dhe e mbuluar me shapmi iu afrua disa fëmijëve që luanin në rrugë, duke iu thënë:
“Ejani me mua deri në fund të rrugës, sepse aty është një fëmijë i sëmurë, ejani ta shikoni”
Sipas qytetares, fëmijët i kanë treguar se në vendin ku gruaja e moshuar donte që t’i çonte fëmijët, ndodhej një frugon i bardhë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, dy video të ndryshme të filmuara brenda një harku kohor prej 1 jave në kryeqytet kanë ngritur shqetësim tek banorët. në këto video, shfaqen dy gra të mbuluara që rrinë pranë automjeteve duke ftuar fëmijë.

