Mbrëmjen e kësaj të premte janë rritur prurjet dhe nivelin në lumin Vjosë teksa aktualisht niveli i tij ka arritur në 7, 9 metra.

Situata vijon të mbahet nën monitorim edhe për shkak të reshjeve të pritshme gjatë natës, por edhe gjatë ditës së shtunë. Mbeten të evakuuar familjet e larguar nga banesat e tyre pranë shtratit të lumit Vijosë në Novoselë dhe fshatin Fitore.

Reshjet e shiut po vijojnë gjatë natës, duke rrezikuar daljen nga shtrati të lumit.