Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një informacion të qarkulluar ditën e sotme, ku thuhej se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët.

Pas publikimit të këtij informacioni, i cili ka shaktuar panik Policia sqaron se kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thuhet në deklaratë.

Sakaq, vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.