Autoritetet shëndetësore italiane kanë ngritur nivelin e alarmit pas rastit fatal me Hantavirus, duke vendosur nën “mbikëqyrje aktive” katër pasagjerë që udhëtuan me një fluturim të kompanisë KLM drejt Romës.
Sipas mediave italiane, në të njëjtin avion kishte udhëtuar për disa minuta edhe një grua, e cila më vonë u shtrua në spital në Johannesburg, ku humbi jetën si pasojë e Hantavirusit.
Ministria italiane e Shëndetësisë bëri me dije se kontaktet e katër pasagjerëve janë identifikuar dhe informacionet përkatëse janë dërguar në rajonet e Calabria, Campania, Tuscany dhe Veneto, për të nisur procedurat e monitorimit shëndetësor.
Sipas raportimeve të ANSA, autoritetet italiane kanë aktivizuar protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare të vlerësimit të rrezikut, si dhe procedurat e koordinimit për rastet e mundshme të ekspozimit ndaj virusit.
Ministria thekson se masat janë marrë në bazë të “parimit të kujdesit maksimal”, ndërsa deri tani nuk raportohet për raste të tjera të konfirmuara në Itali.
