Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në zonën e Çerrilës, në Mallakastër, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren.

Ekipet zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Kjo është hera e tretë që një vatër zjarri shfaqet në të njëjtën zonë brenda pesë ditësh, duke shtuar shqetësimet për situatën e krijuar në masivin pyjor të Çerrilës.