Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, teksa ka tronditur opinionin publik.

Bëhet me dije se banorët e Elbasanit janë gjendur në një situatë të rëndë mbrëmjen e sotme, pasi dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Sipas mediave dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet ngjyrë gri.

Burimet bëjnë me dije se personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.

Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.