Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.
Në një prononcim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, kreu i PD-së e ka cilësuar si tradhti këtë veprim.
“Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”– tha ai.
Kujtojmë se Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha. Pas kësaj, ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Sterjovski do të në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.