Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”.

Në një intervistë për, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë karakter përçarës, duke theksuar se synimi i vetëm është forcimi i PD-së.

Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.

Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nese konceptohet si dicka përcarëse, nuk e mbështes përcarjen, sepse unë hyra në një moment që përcarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim.