Aktori i humorit Julian Deda ka treguar brëmjne e sotme një episod të një takimi me kryedemokratin Lulzim Bashën.
I ftuar në një emision Deda tregoi se Basha e kishte thirrur një herë që të bëhej pjesë e kryesisë së PD. Por siç thotë aktori, Basha e mashtroi edhe pse e kishte thirrur vetë.
PJESË NGA BISEDA:
Ylli Rakipi: Ty të ka gënjyer ndonjëherë Lulzim Basha?
Julian Deda: Po patjetër. Më bie telefoni mua, Lul Basha2, kështu ia kisha shënuar, se kishte edhe të Hollandës. Isha në shtëpi, ora 3 e drekës. Alo! Po kryetar i them. Ku je mor burrë tha. Në shtëpi i tashë, jam me brekë po shoh film. Oooo tha, bravo bravo, a do vish të më takosh? Shkoj unë dhe e takoj. Më tha në 18:22, se këto orare caktonte ai. Më thotë mua në zyrë, a do angazhohesh? I thashë si të angazhohem, unë vetëm brekët nuk i kam me logon e PD, se të gjitha i kam. Epo tha, do të bëjmë kryesinë e re dhe më duhesh të jesh aty. I thashë ok, po. Se e kishte edhe këtë ves, që thoshte i ofrova por nuk deshi. Që tja hiqja këtë, i thashë po. Nejse më futi në garë dhe humba. Më thotë dikush atje, po ti nuk kishe bërë fare lobim? I thashë, po ca lobimi, unë isha me brekë në shtëpi, më mori më tha do futesh në kryesi, votimi ishte pas 3 ditësh.
Pra kishte një mënyrë që të bënte ta urreje, duke qenë në shtëpi duke parë film. As i kërkoi njeri dhe as i tha njeri. Të merrte vetë dhe të gënjente.