Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku pritet të mbajë raportimin vjetor mbi punën e institucionit që drejton.
Dumani ka hyrë në KLP i shoqëruar nga Adnand Xholi dhe Klodian Braho, të dy shefa sektorësh në strukturën e SPAK, në një moment që vjen mes pritshmërive të larta për përforcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Raportimi i tij në KLP konsiderohet një ndër momentet kyçe për të reflektuar mbi punën e bërë gjatë vitit dhe për të ndarë objektivat për të ardhmen.
