Në vitin 2009, SHBA edhe pse nuk ka folur publikisht, në kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, u mor vesh se nuk ka qenë në një linjë me Tiranën e Athinën për firmosjen e marrëveshjeve të ujrave mes Berishës dhe Kalamanlis.
Por edhe sot, kur vëllai i ministres së Jashtme Greke të kohës së marrëveshjes së 2009-s, kryeministri Kyriakos Micotakis, deklaroi se Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në Perëndim nga 6 deri në 12 milje, ka pasur një qëndrim të rëndësishëm të Uashingtonit,
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar një qëndrim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo, për një çështje të ngjashme që duket se ngan mo ta mo me historinë e realcionit Shqipëri-Greqi.
Ambasada ka publikuar një status, ku shkruan se:
“Muajin e shkuar, Sekretari Pompeo bëri të ditur qëndrimin kundër të SH.B.A.-ve kundrejt pretendimeve të jashtëligjshme të Pekinit për Detin e Kinës së Jugut. Kështu, u shpalos qartazi mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara për aleatët në Azinë Juglindore dhe partnerët në mbrojtjen e të drejtave sovrane për përdorimin e burimeve detare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara sipas ligjeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin akte konkrete për të përmbushur këtë premtim dhe për t’iu kundërvënë fushatave bullizuese të Pekinit”. Në këtë qëndrim bëhet e qartë se nuk përkrahet qëndrimi i Kinës, që kërkon të përfitojë hapësira detare ndaj vendeve kufitare, pasi duhen negociata dypalëshe.
Një qëndrim që duket se i publikuar një muaj pas kësaj deklarate, se i përshtatet problemit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ku SHBA duket se nuk do të përkrahë një vendim të njëanshëm të Athinës, duke sjellë si model pikërisht precedentin e vendimit të njëanshëm të Kinës me fqinjët e saj detar.
Ky qëndrim duket se është një sinjal, që padyshim që do të ketë rezultatin e vet në polemikun e hapur prej ditësh në Greqi e Shqipëri pas fjalimit të kryeministrit Micotakis.
Është realisht qëndrimi i parë zyrtar indirekt i Uashingtonit, që edhe në vitin 2009 nuk u shpreh hapur, por që nuk e përkrahu hapur. Edhe sot, SHBA e cila është një aleate e ngushtë e Shqipërisë, por edhe e Greqisë, jo vetëm si anëtarë të NATO-s por edhe e zhvillimeve gjeopolitike në rajon. E cila nuk ka qenë pro, atij protagonizmi që jep apo furnizon idenë e vendeve më të fuqishme që vendosin vetë, kështu pa pasur një barazlargim qëndrimesh, duke u nisur nga ekuilibrat e Luftës së Parë Botërore, apo edhe Traktatit të Jaltës.
Me këtë deklaratë të publikuar në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë, Ushingtoni duket se nuk përkrah vendime të njëanshme, që vetëm mund të sjellin probleme e jo paqe në këtë rajon aq shumë të trazuar. Madje edhe kohët e fundit. Baruti i ballkanit, duket se ende nuk është lagur, por qëndron i groposur e që kujdeset nga flakadanët e çdo kohë, që janë gati t’i ndezin masatin, vetëm që të fitojnë dicka politikisht…
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.