Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikopsion.

Ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën ndaj korrupsionit. Sakaq, shton në reagim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparent.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer“-shkruan ambasada.