riatdhesimAmbasada gjermane ka bërë me dije se duke nisur nga data e sotme deri më 2 tetor do të riatdhesohen nga Gjermania 550 shtetas shqiptarë.


Në një njoftim për mediat, ambasada gjermane ka bërë me dije edhe data dhe oraret e mbërritjes së shtetase shqiptarë.


Në datën 23.09, ora 14:55 – rreth 100 persona

Në datën 24.09, ora 15:35 – rreth 190 persona

Në datën 30.09, ora 14:10 – rreth 70 persona

Në datën 02.10 – rreth 190 persona


23 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)