Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00, por ende nuk është bërë i ditur asokohe as shtrirja e kohëzgjatjes së tij dhe as fokusi i diskutimeve që po zhvillohen.

Ky takim vjen pak ditë pas publikimit të Progres Raportit për Shqipërinë, një dokument i rëndësishëm që pasqyron përparimin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe sfidat që mbeten për t’u përballur.