Në ditën e Rinisë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje të rinjve të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri, duke theksuar se integrimi është një mundësi në të cilën duhet të mobilizohen të gjithë për t’ia arritur.
Deklaratat ambasadori i bëri në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.
‘Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’ju vijë Europa këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre te rinjve të tjerë të cilët janë larguar nga Shqipëria për të shkuar në Europë?
Procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. Është një mundësi unike që gjërat të ndryshohen në Shqipëri, për një Shqipëri më të mirë.
Dhe kjo është thirrja ime për ju në mënyrë, që këto reforma të sjellin rezultate konkrete, që reforma të ndryshojë mendësinë, mënyrën se si njerëzit mendojnë. Për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’i dhënë fund mos-ndëshkueshmërisë dhe për të luftuar krimin e organizuar.
Për të sjellë begati edhe barazi për të gjithë, për të arritur një shoqëri gjithëpërfshirëse kur të gjithë kanë qasje si në arsim ashtu edhe në shëndetësi. Në mënyrë që të ndodhin të gjithë këto duhet të përshpejtohen punët. Ju duhet te mobilizoheni dhe të veproni. Përndryshe nuk do të ndodhin’, tha ai.
