Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Sipas një zëdhënësi të Komisioni Evropian, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe BE i dënon ato me forcë. Në reagim theksohet se ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë në detyrën e tij. Po ashtu, Brukseli shpreh besim të plotë tek ambasadori dhe puna që ai po kryen, duke nënvizuar mbështetjen institucionale ndaj tij.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e plotë të një zëdhënësi të KE.