Ambasadori i BE, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me Presidentin Ilir Meta.


Soreca shkoi në Presidencë, ndërsa takimi mes tij dhe Kreut të Shtetit ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.


Gjatë takimit është folur për situatën politike në vend, si dhe është diskutuar po ashtu për prioritete e procesit të integrimit.


Takimi mes tyre vjen në nisje të sesionit të ri politik, që pritet të jetë i ngarkuar për shkak të zhvillimeve të fundit politike.