Ditën e sotme të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishin të ftuar në lidhje direkte gazetari Anri Bala dhe analisti Genc Burimi.

Dy të ftuarit kanë folur për çështjen e diskutuar së fundmi të kontratës prej 6 milion dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA.

Kjo temë ka nxitur debate dhe ka ngritur shumë pikëpyetje në shumë panele televizive njësoj edhe në studion e Breaking. Analisti dhe gazetari patën një debat rreth çështjes së pagesës miliona dollarëshe nga ana e PD-së.

Gazetari ka ngritur dyshime se ku janë gjetur paratë që PD ka paguar për këtë kontratë, ndërsa analisti i është kthyer ashpër për të mbrojtur argumentat e veta duke thënë se kjo parti është më e pasur se PS pasi marrin miliona euro nga KQZ dhe në perëndim hetohen paratë e taksave jo e opozitës. Gjithashtu analisti ka mbrojtur argumentin e tij se Altin Dumani ka interes të fitojë zgjedhjet e 11 majit PS pasi kryeministri i ka premtuar zgjatje mandati ndërsa me fitoren e PD nuk i dihet çfarë e pret.

Moderatori: Të paguhen kot 6 milion dollarë për Sali Berishën s’më tingëllon mirë

Burimi: Që të mos jetë më non-grata por është vetëm nga ana simbolike, nuk ka më vlerë. Sot nëse duhet të shohim kush ka rëndësi në këtë fushatë është SPAK-u i cili pati një zgjim menjëherë pas lajmit të bujshëm e doli si indikator. Shqipëria kur bëri reformën në drejtësi bëri reformën me mandate kufizuese që latë të lulëzojë teza dhe hipoteza që Dumani thotë hajde ndryshojmë që mua të më zgjatet mandati për mua aty qe fillimi i fundit. Kjo e ka vënë Dumanin në konflikt interesi ku i intereson të fitojë RAma që premton zgjatje mandati