I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News për të folur në lidhje me takimin e kreut të SPAK Altin Dumanit në SHBA ishte avokati Kujtim Cakrani dhe SIdi Hasanaj. Avokati Cakrani informoi se Dumani u ftua në Amerikë për tre arsye të ndryshme nga ajo që u tregua që ka të bëjë me detyra të caktuara nga SHBA.

“Unë nuk kam informacion të drejtpërdrejtë, por kemi njerëzit tanë që punojnë në Departamentin e Shtetit. Sipas tyre, zoti Dumanit është thirrur në SHBA për tre çështje kryesore. E para, për të vijuar hetimet lidhur me çështjen që ka të bëjë me dosjen ‘McGonigal’ besoj se keni dëgjuar që presidenti Trump ka aktivizuar ligjin antimafia, të njohur si RICO Act. E dyta, për të hetuar fondacionin ‘Shoqëri e Hapur’ të financuar nga George Soros. Dhe e treta, për të propozuar në krye të BKH zotin Gledis Nano. të tjerat janë spekulime për klikime. Vetëm dje pamë një lëvizje nga drejtësia amerikane, ku u publikua njëra nga këto çështje. Për këto arsye është thirrur zoti Dumani. Nuk e di nëse ai do të ketë guximin për të ndërmarrë një hetim të thelluar, por është fakt që SHBA është e interesuar të dijë se ku kanë përfunduar 400 milionë euro të taksapaguesve amerikanë, të cilat janë kanalizuar përmes USAID-it. Kjo është arsyeja kryesore pse zoti Dumani është ftuar në SHBA.” , tha Cakrani.

Pas informacionit tëdhënë nga avokati i ftuari tjetër Sidi Hasanaj replikoi duke e përshkruar çështjen në kontekst politik gjë e cila mori sërish kundërshtimin e avokatit pasi ai tha se Dumani nuk është pjesë politike në SHBA dhe se SHBA është e interesuar për çështjet e veta dhe jo nëse vidhet Shqipëria.

Sidi Hasanaj: Nuk mendoj njësoj me avokatin mendoj se takimi kishte një simbolikv dhe simbolika ishte shumv e madhe dhe lidhet me zgjedhjet ku nga dita e tyre deri tani Amerika nuk ka bërë asnjë përshëndetje po flasim për politikën shqiptare as për fituesin Edi Ramën as për opozitën. Gjithashtu disa ditë më parë u pritën edhe përfaqësues nga Kosova dhe nuk ishte e njëjta gjë si me Shqipërinë dyert e Shqipërisë janë mbyllur. Disa ditë më parë Trump bëri konferencë ku u pasqyruan sesi fondet ishin audituar mbi 4 milionë dollarë, shpërdorime, ishin ndërprerë dhe kursyer dhe Trump i ndërpreu. Ktu kjo gjë kaloi me suskes se u ndërprenë dhe më pas u dha dritë jeshile. Dhe gjithashtu thuhet se fondet amerikane kanë shkuar në shqipëri për reformën në drejtësi dhe ka dhënë suksses dhe të politikanëve të korruptuar ku pvrmendet Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kujtim Cakrani: Ti the të njëjtë gjë si unë por politike dhe unë nuk e shoh politike se atëherë merr fund reforma edhe pse ka marrë fund bashkë me SPAK puna është që SHBA nuk i bëhet vonë nëse vidhet ktu apo jo atyre ju intereson ku janë paratë e tyre. Unë e shoh të dështuar Dumanin për tre vitet e tij.