Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend opozita u zhvendos para kryeministrisë për të zhvilluar foltoren e përjavshme.

Mes personave që folën, ishte dhe një pensionist, i cili tha se Shqipëria po kalon ditët më të vështira. Ai shtoi se për këtë gjendje të vendit ka përgjegjësi dhe Amerika, pasi na ka sjellë George Sorros. Madje, pensionisti i kërkoi presidentit Donald Trump që të mbajë përgjegjësi.

Kam dy fjalë për doktor Berishën, patriotin tim që brezi i sotëm nuk e vlerëson. Doktor, lum ne që të kemi. Je frymëzimi jonë. Na pri përpara. Na e bëj Shqipërinë rozë, të bukur, sepse sot është në ditët më të këqija. Ne shpresonim në fillim të viteve ’90 që të ndërtonim një vend demokrat dhe sovran. Ende nuk e kemi arritur. Sa e vështirë paska qenë. Ne u varëm nga ndihmat e amerikanëve, të cilët na dhanë ndihma. Por unë jam i zhgënjyer sepse ata na sollën OJQ-të e banditit Sorros, i cili e sabotoi progresin e Shqipërisë. Ne na kanë lënë në këtë derexhe, prandaj i kërkoj administratës së re të SHBA-së të mbajë përgjegjësitë e veta. Nuk po ngremë dot kokën për shkak të qytetarëve amerikanë siç është George Sorros, sepse ai e ka vjedhur, shpërbërë këtë popull.“- tha ai.