Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Në një mesazh m tone të shpra, Trump u zotua se administrata e tij do të ndjekë penalisht jo vetëm autorët, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi po përballet me një periudhë të rrezikshme.
“Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato. Amerika ka hyrë në një moment të errët.”- tha Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Deklarata e tij vjen mes tensioneve të rritura dhe protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utah-ut vijojnë.