Analisti Arjan Curri tregoi në “Top Story” prapaskenat lidhur me garën për kreun e ri të SPAK.
Sipas Currit, amerikanët kanë thirrur një prokuror për të marrë drejtimin e SPAK, por ai ka shprehur mbështetjen ndaj Andan Xholit. Curri tha se brenda SPAK ka “klane krahinore”, ndërsa sipas tij Dumani mbështet Brahon.
“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin. Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran.
Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”-u shpreh Curri.