Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka theksuar se përmbushja e reformave dhe zbatimi i tyre do të jenë vendimtare për ecurinë e negociatave me BE-në. Gjatë konferencës për shtyp, ku iu dorëzua kryeministrit Edi Rama progres-raporti i Komisionit Evropian, ambasadorja u shpreh se Shqipëria ka treguar se mund të përballet me sfidat e integrimit, por rruga përpara mbetet kërkuese.
Ajo theksoi se ritmi i mëtejshëm i procesit do të varet nga miratimi i reformave, zbatimi i tyre dhe zhvillimi i diskutimeve me shoqërinë shqiptare.
“Shqipëria mori dje udhërrëfyesin, në të cilin nuk ka më afat kohor, pro merr parasysh synimin e Shqipërisë dhe kalendarin e përcaktuar. Është e mundshme, por është punë shumë sfiduese. Ai ritmi i fundit që duhet t’i japë vetes, ka të bëjë me zbatimin e reformave, me diskutimet që duhet të bëhen me shoqërinë shqiptare. Shqipëria ka treguar se mund të përballet me këto sfida, gjithçka do të varet nga miratimi i këtyre reformave dhe si do të vihet ato në zbatim”, theksoi ajo
