Aulon Kalaja ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e qeverisë mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në “Shqipëria Live”, Kalaja deklaroi se vota e një anëtari të Kushtetueses u ndryshua në moment të fundit, për shka të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Sipas Kalasë, përplasja me këtë vendim mes qeverisë dhe SPAK ka sjellë dhe thirrjen e Ramës për një takim me Antonio Kosta, kreun e Këshillit Europian, në Bruksel.

“Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese ndryshoi votën në minutë të fundit me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më pas erdhi dhe thirrja e Ramës në takim me zyrtarët e BE-së. Mesazhi nga BE është i qartë tashmë. Zotit Rama i është tërhequr vëmendje dhe për përplasjen me gjyqtarët. I thanë : ‘Stop’”- tha ai.