Gjykata Kushtetuese ka regjistruar zyrtarisht kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar vendimin për shkarkimin e tij nga detyra nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria.
Përmes një njoftimi të shkurtër, Gjykata bën të ditur se kërkesa është pranuar për shqyrtim:
“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik,” thuhet në deklaratë.
Në të njëjtën ditë, Kryeministria ka njoftuar zyrtarisht Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, si dhe në pesë bashki të tjera. Në komunikimin zyrtar, i është kërkuar Presidentit të Republikës që të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.