I shoqëruar nga avokati, ish-deputeti socialist Alqi Bllako është paraqitur sot në Apelin e GJKKO. Mësohet se ai u paraqit në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, për të mësuar vendimin lidhur me ankimimin e tij për fajësinë.
Sjellim ndërmend që Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve. Gjykata vendosi të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.
