Një atentat ka ndodhur pranë Rinasit, ku Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, u ekzekutua me breshëri plumbash në një automjet.
Makina e blinduar, e identifikuar si në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur si “Visi i grave”, u qëllua nga një automjet me targa greke, i cili u largua menjëherë pas sulmit. I plagosuri në ngjarje ka rezultuar të jetë një person me mbiemrin Muça.
Hetimet e policisë kanë zbuluar se atentati ishte i planifikuar dhe jo një konflikt i rastësishëm, ndërsa autorët dyshohet të jenë larguar drejt Fushë-Krujës pas krimit.



