Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas anulimit të konferencës së paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në aeroportin e Rinasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson anulimin si kapitullim pa kushte para mediave, duke iu drejtuar Ramës me termin “Padrino”.

“Miq! Anullimi i konferencës për shtyp nga Padrino, kapitullim pa kushte para mediave!”, shkruan Berisha.