ramaDarka e planifikuar në nder të delegacionit serb sot në rezidencën qeveritare në Durrës është anuluar. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç dhe ai shqiptar, Edi Rama do të darkojnë në Tiranë.


Lajmi bëhet me dije  nga burime zyrtare policore, sipas të cilave, në sajë të këtij ndryshimi programi, në qytetin e Durrësit nuk do të ketë kufizim dhe bllokim të qarkullimit, siç ishte njoftuar nga policia e shtetit një ditë më parë.


27 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)