Një ‘fole prostitucioni’ është zbuluar në një apartament në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Për pasojë janë arrestuar dy shtetase nga Kazakistani, konkretisht të moshave 19 dhe 25 vjeçe.

Po ashtu është proceduar një 33-vjeçar, si përfitues nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi:

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çameria”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.

Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.