Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ndryshuar masën e arrestit me burg për, ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha duke e lënë atë në arrest shtëpiak. Burimet bëjnë me dije se vendimi i Apelit të Posaçëm sapo është përcjellë në burgun e Fierit.

Taulant Tushe ndodhej në paraburgim si pjesë e dosjes “5D”, ku dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.