Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin për heqjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për ish- ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Me këtë vendim, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kërkonte rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe mbajtjen në fuqi të masës shtrënguese.
Në një seancë të drejtuar nga gjyqtarja Tereza Merkaj, trupi gjykues shqyrtoi ankimin e ngritur nga SPAK kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë (vendimi nr. 798), të marrë më 11 dhjetor 2025. Ky vendim kishte konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit për Kokën, një masë kjo që kishte qenë aktive prej rreth katër vitesh.
