Durrës


“Detyrim paraqitjeje” për Eduart Ndreun, i cili akuzohet për abuzime me tenderë


Eduard NdreuApeli liron ish-drejtorin ekzekutiv të Portit të Durrësit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë. Gjykata e Apelit të Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Apelit, ka ndryshuar masën e sigurisë personale për ish-drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit, Eduart Ndreu, ndërsa nuk ka kërkuar ndryshim mase për ish-drejtorin inxhinierik Mehmet Borshi, i cili ka mbetur në masën e arrestit në burg. Ashtu siç ishte lajmëruar nga avokati i Ndreut dhe Borshit, vendimi i Gjykatës së Durrësit është ankimuar duke kërkuar një masë më të butë sigurie. Prokurori i Apelit që ka përfaqësuar organin e akuzës në seancë, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ndreut, drejtorit më jetëgjatë të portit më të madh në vend, ndërsa ka kërkuar lënien në fuqi të arrestit në burg për ish-drejtorin inxhinierik Borshi. Gjatë seancës së djeshme, relatori i çështjes, Petraq Dhimitri, caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ndreun, duke e lënë atë të lirë. Ndërkaq për Borshin u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ilir Pengili që përfaqësoi dy të akuzuarit edhe në vleftësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Pengili kërkoi masa më të buta për dy klientët e vet, po vetëm për njërin u arrit të sigurohet zbutja e masës. Nuk dihet pse organi i akuzës kërkoi masa të ndryshme sigurie, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrës i ka akuzuar Ndreun dhe Borshin për të njëjtat vepra penalet “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë apo ankande publike” me një dëm ekonomik financiar që llogaritet në 230 milionë lekë. Për të njëjtat akuza, është arrestuar javën e kaluar edhe ish-drejtori i shërbimeve operacionale në APD, Agron Çopja dhe që gjithashtu pritet të apelojë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Durrësit që ka caktuar “arrest në burg” edhe për të. Ndreu dhe Borshi u arrestuan më 7 mars pas një hetimi paraprak të nisur në korrik të vitit të kaluar mbi bazën e kallëzimit të bërë nga KLSH për abuzime flagrante nga drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës. Ndërkohë nën hetim është vënë dhe shoqëria “EMC” ku Ndreu, Borshi, Çopja dhe një person i katërt janë aksionerë, pas largimit nga detyra në port. V. Qyrfyçi


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]