Avokati Maks Haxhia ka hedhur poshtë akuzat e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se “intimidimi” nuk është një term ligjor që mund të justifikojë masën e arrestit.
Duke folur për mediat, Haxhia tha se ky nuk është një kriter mbi të cilin mund të mbështetet vendimi për një masë sigurie. Sipas tij, akuza nuk qëndron në aspektin procedurial dhe juridik, duke e cilësuar si të pambështetur ligjërisht.
Deklarata e avokatit vjen në një moment kritik për hetimet e SPAK, teksa Veliaj ndodhet nën akuzë për çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si kryebashkiak.
“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.