Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili kishte kundërshtuar masën e sekuestrimit të vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pas shqyrtimit të çështjes, Apeli ka rrëzuar ankimin dhe ka konfirmuar masën e sekuestrimit. Si rezultat, vila vijon të mbetet nën masën e vendosur nga gjykata.
Pasuria është sekuestruar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK.
