Del jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Garamshit. Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit.

Raportohet se i gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen. Situata mbetet kritike edhe në fshtatrat Kullolas, Bletes, Kukur, Sojnik dhe Mukaj.

Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë dhe zjarrfikësit kanë mbetur të bllokuar mes flakëve. Edhe në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shume pranë banesave.