SPAK i dërgoi ditën e djeshme kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kërkesa hapi debat për shkak se Berisha e cilësoi antikushtetuese.
E ftuar në “Shqipëria LIVE”, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK ka bërë shkelje në momentin që i ka marrë pasaportën Berishës, teksa bëri një paralelizëm me ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili është në arrati.
Ajo deklaroi se Ahmetaj bëri shumë mrië që u arratis, pasi SPAK shkeli Kushtetutën në rastin e tij.
“Ka bërë shumë mirë që është arratisur sepse këtu e vuri re që shkelet Kushtetuta. Nuk mund të bësh kontroll banese aty ku deputeti ka deklaruar vendbanimin. Por ajo shtëpi u kontrollua. Vendbanimi i deputetit, makina e deputeti dhe vetë deputeti fizikisht nuk mund të kontrollohen. Për sa kohë që SPAK shkel ligjin ai thotë
Unë personalisht e kam kallëzuar 6 herë Arben Ahmetajn kur ishte në detyrë. Nuk po e bëjë për ta mbrojtur, por po them që kur e shkelin ligjin institucionet… Berisha nuk arratiset se nuk krahasohet Berisha me Ahmetajn.”– tha Kalaja.

