Ditën e sotme në Belgjikë është mbajtur gjyqi i radhës ndaj Franc Çopjas. Mediat e huaja shkruajnë se avokatet e palës civile deklaruan se gjykata nuk po gjykon kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private.

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja. Konflikt i cili ka nisur në vitin 2017 ose 2018. Duke u mbështetur në fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e përshkroi Franc Çopja, si motorin e vrasjes dhe arkitektin që firmos planet nga kulla e tij e fildisht”, i motivuar nga hakmarrja e klanit të tij, egoja dhe mendjemadhësia.

Artikulli i plotë nga BELGA:

”Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy avokatet e palës civile para jurisë që në Bruksel po gjykon Franc Çopjan, Mikael Qosjan dhe shtatë të pandehur të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, shtetas shqiptar i ekzekutuar në Molenbeek më 27 nëntor 2020.

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja, konflikt që ka nisur në vitin 2017 ose 2018.

“Makina, burra, armë dhe breshëri plumbash. Është gjithmonë e njëjta skemë, këtu apo atje. Është e qartë se Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afërt me klanin Alibej, pra klanin kundërshtar të klaneve Çopja dhe Qosja”, e përmblodhi ajo.

Pala civile i kërkoi të hënën jurisë të shpallë Franc Gergelyn dhe Mikael Qosjan fajtorë si urdhërdhënës të vrasjes. Ata janë dy “dhënësit e urdhrit” që kanë vepruar “mijëra kilometra larg” Brukselit. Sipas palës civile, ata kanë përgatitur një “ekzekutim të planifikuar me metodë” të Ardit Spahiut.

“Forca e drejtpërdrejtë nuk mjaftonte” për të vrarë armikun e tyre, i cili e dinte se ishte i kërcënuar, shtuan dy avokatet. Për të arritur qëllimin e tyre, ishte e nevojshme “tradhtia e një miku”, rol që, sipas tyre, e ka luajtur Elton Roci.

Duke u mbështetur në fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e përshkroi Franc Gergelyn, i njohur si Çopja, si “motorin e vrasjes” dhe “arkitektin që firmos planet nga kulla e tij e fildishtë”, i motivuar nga hakmarrja e klanit të tij, egoja dhe mendjemadhësia. Ajo e përshkroi Mikael Qosjan si “shefin e kantierit”, i cili kujdesej për “menaxhimin e informatorëve”.